Asim Vokshi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese, betohet të Martën te Presidenti Begaj

Asim Vokshi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese, betohet të Martën te Presidenti Begaj

Asim Vokshi, anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, do të betohet të martën tek Kreu i Shtetit, Bajram Begaj.  Lajmin e kanë konfirmuar burime për A2 CNN, të cilat vijnë rreth dy ditë pas zgjedhjes së tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.  Me detyrë në Gjykatën e Lartë, Asim Vokshi do të zëvendësojë në Kushtetuese vendin bosh të lënë nga Holta Zaçaj.  Në bazë të renditjes së KED, anëtarët e tjerë që ishin në garë për këtë vakancë ishin Naureda Llagami dhe Florjan Ballhysa.  Kujtojmë se në përfundim të votimit, komisioni pasi verifikoi vlefshmërinë dhe numrin total të votave për secilin kandidat, konstatoi se:  AsimVokshi – 6 vota  zj.NauredaLlagami – 8 vota  FlorianBallhysa – 0 vota  Komisioni kontatoi gjithashtu edhe një fletë votimi të pavlefshme.  Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitues kandidati që merr 3/5 e votave të pjesëmarrësve, dhe në...