Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Edhe ‘Euronews’ dhe ‘Politico’ publikojnë lajmin e batutave të Ramës me Macron për deklaratat e Trump
Mediat ndërkombëtare, ‘Euronews’ dhe ‘Politico’ i kanë bërë jehonë ironisë së kryeministrit Edi Rama me liderët e BE kundër Donald Trump, në lidhje me një lapsus që presidenti i SHBA-ve ka bërë, duke ngatërruar Armeninë me Shqipërinë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u filmua duke bërë batuta me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të enjten, raporton Politico.eu. US President Donald Trump’s geographic confusion over Armenia and Albania was the butt of a joke between world leaders at a summit today.https://t.co/XolpNT4fy0 — POLITICOEurope (@POLITICOEurope) October 2, 2025 “Duhet të na kërkoni falje… sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”, i tha Rama Macronit, duke e bërë Aliyevin të shpërthente në të qeshura. “Më vjen keq për këtë,” ia ktheu me ironi Macron. Ndërkohë Euronews ka shpërndarë...