Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U kërkua përjashtimi, FIFA merr vendimin përfundimtar për Izraelin
Izraeli do të vazhdojë normalisht të marrë pjesë në kompeticionet e futbollit. FIFA e ka njoftuar zyrtarisht këtë fakt. “Nuk mund të zgjidhim problemet gjeopolitike”, u shpreh Infantino. Kështu që Izraeli dhe klubet e tij do vazhdojnë normalisht me pjesëmarrjen në kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s. Izraeli garon për një vend në Botëror duke qenë në grup me Norvegjinë dhe Italinë që janë pretendente. Po ashtu edhe Makabi Tel Aviv do vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Europës.