Përmirësim i fluksit turistik në Sarandë, Rama publikon pamjet nga Qendrën Multifunksionale e Mirëseardhjes: Pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

Përmirësim i fluksit turistik në Sarandë, Rama publikon pamjet nga Qendrën Multifunksionale e Mirëseardhjes: Pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

Kanë vijuar intensivisht punimet për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes në qytetin e Sarandës, një projekt i cili synon të përmirësojë ndjeshëm mikpritjen dhe qarkullimin e mijëra turistëve që vizitojnë zonën gjatë gjithë vitit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri, duke theksuar rëndësinë e kësaj ndërtese multifunksionale me tre kate. Rama shpjegoi se qendra do të jetë pika e parë e kontaktit për vizitorët dhe do të shërbejë si një qendër e rëndësishme shërbimi. “Kantieri i punimeve për Qendrën e Mirëseardhjes në Sarandë, një ndërtesë multifunksionale me tre kate, e cila do të jetë pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë, me hapësira për parkim, aktivitete kulturore, sociale dhe rekreative, si panaire, ekspozita etj,” shkroi Rama. Godinë me mbi 3,700...