Begaj pret në takim Presidentin e Letonisë, në fokus siguria dhe mbrojtja

Begaj pret në takim Presidentin e Letonisë, në fokus siguria dhe mbrojtja

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Vizita e tij në Tiranë pason atë të Presidentit Begaj në Riga vitin e kaluar, e cila ishte vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Shqipërisë në tre vendet baltike. Si kryetarë shtetesh aleate në NATO, Presidentët Begaj dhe Rinkēvičs trajtuan sot në takim çështjet e mprehta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në një kohë kur provokimet ruse u intensifikuan me shkeljet e hapësirës ajrore të disa shteteve. Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua edhe për marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për situatën në Ballkanin Perëndimor, dhe  në rajonin baltik. Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë për sigurinë, duke theksuar kontributin e Letonisë përmes...