PD sfidon qeverinë me debat publik për mbetjet: Jo inceneratorëve të korrupsionit, po riciklimit

PD sfidon qeverinë me debat publik për mbetjet: Jo inceneratorëve të korrupsionit, po riciklimit

Departamenti i Mjedisit në Partinë Demokratike do të zhvillojë një dëgjesë të hapur publike për projektligjin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, e cila do të mbahet më 6 tetor 2025, ora 17:00, në sallën Consortium të Hotel Tirana International. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë ekspertë të mjedisit, përfaqësues të ricikluesve dhe deputetë të opozitës, të cilët do të diskutojnë alternativat për një menaxhim modern dhe të ndershëm të mbetjeve. Me moton ‘Incenerim? Riciklim? Integrim?’, PD e quan këtë nismë një hap drejt një zgjidhjeje jokorrupive, duke vënë në kontrast modelin e propozuar prej saj me aferën e inceneratorëve, që për opozitën përfaqëson një nga skandalet më të mëdha financiare dhe mjedisore të qeverisë Rama. Kjo dëgjesë është pjesë e ofensivës opozitare për...