“Duhet të na kërkosh falje…”/ Mediat ruse i bëjnë jehonë ironisë të Ramës me Macron për “gafën” e Trump

“Duhet të na kërkosh falje…”/ Mediat ruse i bëjnë jehonë ironisë të Ramës me Macron për “gafën” e Trump

Mediat ruse i kanë dhënë jehonë batutës së Ramës me presidentin Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit Aljev. RT ka postuar videon ku Rama bën shaka me Macron dhe tallet me pretendimin e Donald Trump, se ky i fundit i dha fund konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Rama i tha Macron, se duhej të kishte uruar atë dhe Aljev pasi më në fund bën paqe. Për këtë Rama i tha Macron të kërkonte falje se nuk i ka uruar ende. Tre liderët u panë në Komunitetin Politik Evropian që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës. Trump ka ngatërruar disa herë Shqipërinë me Armeninë, pasi kjo e fundit ka patur konflikte me Azerbajxhanin dhe liderët e dy vendeve ishin dhe në Shtëpinë e Bardhë.