Kretë, avioni bën ulje emergjente, arrestohet pasagjerja e dehur

Kretë, avioni bën ulje emergjente, arrestohet pasagjerja e dehur

Një avion pasagjerësh që udhëtonte nga Mbretëria e Bashkuar drejt Egjiptit është detyruar të devijojë dhe të bëjë ulje emergjente në Kretë, për shkak të sjelljes së çuditshme të një pasagjereje britanike 38-vjeçare.  Gruaja, e cila udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijën e saj të vogël, raportohet se ishte në gjendje të dehur. Ajo refuzoi të zbatonte udhëzimet e ekuipazhit dhe u bë agresive, duke e vënë në rrezik sigurinë e fluturimit.  Për këtë arsye, kapiteni kërkoi devijimin e avionit dhe u ul në aeroportin e Heraklionit, ku policia greke e arrestoi pasagjeren sapo u hapën dyert e aeroplanit. Në vend të mbërrinte në Egjipt për pushime, ajo përfundoi në paraburgim dhe pritet të përballet me akuzat për sjellje të rrezikshme në bord.  Udhëtarë të tjerë e...