Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bllokohet 27 ditë pas përurimit aksi Qukës-Qafë Plloçë, 260 milionë euro investim u mbulua nga gurët (VIDEO)
Vetëm 27 ditë pas inaugurimit, aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë është bllokuar nga rrëshqitja e një masivi shkëmbor, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë juglindjen këtë të enjte. News24 mëson se është bllokuar një prej tre korsive të segmentit rrugor, ndërsa rrëshqitja e gurëve dhe dherave vijon edhe në këto momente. Megjithatë, nuk raportohen dëme në automjete apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vendore në Pogradec u drejtojnë apel përdoruesve të rrugës Qukës-Qafë Plloçë të tregojnë kujdes të shtuar Nga ana tjetër, autoriteti kontraktor vijon punën për heqjen e inerteve nga rruga, ndërtimi i së cilës zgjati 14 vjet dhe u kushtoi shqiptarëve 260 milionë euro.