275 milionë euro për Lamine Yamal, a do arrijë City ta bindë Barcelonën?

275 milionë euro për Lamine Yamal, a do arrijë City ta bindë Barcelonën?

8 Prill 2025 18:35 Telesport Fichajes ka dalë me një lajm të bujshëm për merkaton e verës. Manchester City, sipas saj, është gati të shpenzojë 275 milionë euro për Lamine Yamal, nëse Barcelona e sheh veten në vështirësi ekonomike. Sulmuesi spanjoll nuk ka dëshirë të largohet nga “Camp Nou”, por nëse nuk rinovon me katalanasit, destinacioni i tij do të jetë Premier League, kampionati më popullor në kontinent. Vështirë që Barcelona të heqë dorë nga një talent kaq i rrallë, kështu që City nuk pritet ta realizojë këtë operacion të kushtueshëm.
Burimi: Telesport.al