Vendimi i KQZ-së mbi zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit: Fushata nis më 1 nëntor

Vendimi i KQZ-së mbi zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit: Fushata nis më 1 nëntor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar afatet procedurale për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të cilat do të mbahen më 9 nëntor 2025. Sipas vendimit të miratuar, fushata zgjedhore do të nisë më 1 nëntor, ndërsa afati për regjistrimin e partive politike si subjekte zgjedhore përfundon më 11 tetor. Po ashtu, janë përcaktuar afatet për dorëzimin e kandidaturave, emërimin e komisioneve zgjedhore dhe akreditimin e vëzhguesve. Institucionet publike qendrore e vendore, si dhe ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ çdo veprimtari publike që planifikojnë të zhvillojnë nga 11 tetori deri më 9 nëntor në këto bashki. AMA do të monitorojë transmetimet mediatike për veprimtaritë publike të këtyre institucioneve. Në...