Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Dy shishe qumësht në muaj”/ Arlind Qori thirrje pensionistëve të dalin në protestë: Rama po ju tall me indeksimin!
Nga data 1 tetor pensionistët do të kenë pak më shumë para në xhepat e tyre. Për ata që janë me pension minimal bëhet fjalë për gati 3 mijë lekë ose 4 mijë lekë të vjetra, shumë që është rritur pas indeksimit që ka vendosur të bëjë qeveria për thuajse 721 mijë pensionistë. Një pensionist me një pension mesatar 11.878 lekësh pas një indeksimi 2.5% do të përfitojë shtesë vetëm 3 mijë lekë të vjetra. Por këtë rritje minimale të pensionit, Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë e ka quajtur një tallje që bën kryeministri Edi Rama me të moshuarit. Ai ka kujtuar premtimin për pensione minimale 400 euro që Rama bëri në fushatë, ndërsa i ka ftuar pensionistët të protestojnë. “Qeveria ka vendosur t’i rrisë...