“Huijsen refuzoi Liverpool dhe Bayern, sepse priste skuadrën e ëndrrave”

“Huijsen refuzoi Liverpool dhe Bayern, sepse priste skuadrën e ëndrrave”

2 Tetor 2025 16:30 Telesport Dean Huijsen në verë pati oferta nga disa klube të mëdha europiane, por zgjodhi Real Madridin si destinacionin e tij të preferuar. Falë klauzolës së largimit, rreth 62,5 mln euro, klubi madrilen e pati të thjeshtë ta blinte pa negociata. Babai i qendërmbrojtësit, në një intervistë për Tuttosport, ka shpjeguar pse u mor ky vendim. “E donin klubet më të mëdha në Europë, por me edukatë ne i refuzuam ato vetëm duke pritur për Real Madridin, skuadra e tij e ëndrrave. Ai donte vetëm Real Madridin. Po, e kërkuan klube si Bayern, Tottenham, Liverpool, Newcastle. Të gjitha e donin”, ka thënë ai.