Si skenar filmi/ Morën peng të miturin në Tiranë dhe kërkuan lekë, arrestohen autorët

Si skenar filmi/ Morën peng të miturin në Tiranë dhe kërkuan lekë, arrestohen autorët

Finalizohet operacioni policor i koduar “Këmbimi”, identifikohen 4 autorët e 2 rasteve të kanosjes, me qëllim dhënien e pasurisë. Autori i rastit të parë u kap në flagrancë, teksa i merrte 5000 euro, një shtetasi, për të mos i publikuar video në rrjete sociale. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori. 2 autorët e arrestuar të rastit të dytë i hoqën lirinë një të mituri, me pretendimin se kishte vjedhur para në biznesin e tyre. Njoftimi i policisë:  Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të indicieve të ardhura te strukturat e Policisë së Tiranës, për raste të kanosjes, për dhënie të shumave të parave: -specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në kuadër të operacionit “Këmbimi”, arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 18 vjeç dhe shpallën në kërkim...