Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Banesa u përfshi nga flakët, humb jetën nga asfiksia 42-vjeçarja në Durrës
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 42-vjeçare ka humbur jetën nga asfiksia, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. “Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe”, njofton policia. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Top Channel