“Kandidatë të PS të lidhur me krimin dolën më të votuarit”, Berisha takon presidentin e Asamblesë së KiE: Shqipëria i vetmi narkoshtet në Europë

“Kandidatë të PS të lidhur me krimin dolën më të votuarit”, Berisha takon presidentin e Asamblesë së KiE: Shqipëria i vetmi narkoshtet në Europë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me presidentin e PACE, Theodoros Roussopoulos. Kryedemokrati mësohet t’i ketë thënë presidentit të PACE, se ‘kandidatët e PS të lidhur me krimin dolën më të votuarit’, referuar zgjedhjeve të përgjithshëm të 11 majit. Gjatë takimit në asamblenë e KiE, Berisha ndër të tjera është shprehur se ‘Shqipëria është i vetmi narkoshtet në Europë’. “Shqipëria tashmë është konfirmuar si ivetmi narco-shtet në Evropë, ku trafiku i drogës, kartelet e drogës ushqejnë njëkohësisht krimin e organizuar dhe korrupsionin politik. Bashkëpunimi i qeverisë me rrjetet kriminale ka shkatërruar çdo shtyllë të qeverisjes dhe ka deformuar ekonominë kombëtare duke i sjellë dëme të pariparueshme Shqipërisë. Shpopullimi masiv: sipas Eurostat, Shqipëria vetëm në zonën e Shengenit, në 10 vite ka humbur...