SYRI TV/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut në Durrës, SPAK: Hakmarrje për atentatin ndaj Aldo Avdylit

SYRI TV/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut në Durrës, SPAK: Hakmarrje për atentatin ndaj Aldo Avdylit

Një grup i strukturuar kriminal në fushën e vrasjeve dhe tjetërsimit të pronave është goditur nga Prokuroria e Posaçme. Nga 11 masa sigurie, 7 janë ekzekutuar, ku mes tyre janë emra të njohur të botës së krimit. SPAK ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregut, i cili është ekzekutuar me urdhër të Astrit Avdylit për shkak të një atentati ndaj nipit të tij, Aldo Avdylit. Astrit Avdylit i është komunikuar masa e sigurisë në burg, ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe Pëllumb Muharremi, i njohur si "Rrumi i Shijakut", pasi kishte ngritur një grup kriminal për vjedhjen dhe tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Durrësit. Pjesë e këtij grupi rezulton edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist të Durrësit, Loer Kume, i cili ka...