Arbër Hoxha luan sot në Serbi, lojtari që ka shpërthyer te Shqipëria kërkon një gol para Leskovacit

Arbër Hoxha luan sot në Serbi, lojtari që ka shpërthyer te Shqipëria kërkon një gol para Leskovacit

Përpara se të udhëtojë me Shqipërinë drejt Serbisë, Arbër Hoxha e ka bërë një tjetër udhëtim drejt këtij vendi. Sot Dinamo e Zagrebit do të luajë kundër Maccabi Tel Aviv në Serbi, në Backa Topola. Maccabi Tel Aviv i luan ndeshjet “e shtëpisë” në Serbi dhe sipas shortit, në një stadium të boshatisur, Dinamo e Zagrebit do të mas forcat ndaj ekipit nga Izraeli. Arbër Hoxha ndodhet në një super formë dhe pritet që të jetë titullar në këtë takim, për të gjetur golin e parë në tokën serbe përpara se të udhëtojë sërish me Shqipërinë drejt Leskovacit. Aktualisht lojtari i Kombëtares ndodhet në Beograd dhe më pas ekipi i Dinamo Zagrebit do të udhëtojë drejt stadiumit ku do të luajë me Maccabi Tel Aviv....