“Bunkeri” dhe cinizmi, armët e Elbasanit për “Final 4”. Verdheblutë duan fitoren ndaj Vllaznisë

“Bunkeri” dhe cinizmi, armët e Elbasanit për “Final 4”. Verdheblutë duan fitoren ndaj Vllaznisë

Kampionati po hyn pak e nga pak në pikën kulmore të saj, teksa çdo javë tregon më shumë për ekipet që do pretendojnë dhe ato që synim do të kenë mesin e artë apo mbijetesën. Elbasani, duket se do të jetë një nga skuadrat që do të synojë “Final 4”, sepse jo më kot është në krye pas pesë javësh të para. Mirëpo, ajo që në njëfarë mënyre mund t’i vërë “vulën” këtij pretendimi është ndeshja e radhës me Vllazninë. Për këtë arsye, përpara ndeshjes me shkodranët, verdheblutë shohin më shumë sesa tri pikë në lojë. Së pari, shohin mundësinë për të ruajtur kreun e klasifikimit dhe për të mos lejuar rivalët shkodranë t’i parakalojnë. Për ekipin e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç, sfida me kuqeblutë...