Duhani kaçak / Pse quhet “kaçak” ky lloj duhani?

Duhani kaçak / Pse quhet “kaçak” ky lloj duhani?

Në kafe tre burra ja krisën muhabetit për duhanin. Ndonëse ishin afër meje dhe fjalët e tyre po më hynin në vesh, s’doja t’ia dija fare për ato që thoshin, derisa njëri prej tyre e përmendi një term, i cili e ndërroi aty për aty rrjedhën e mendimeve të mia. Termi që ai zuri në gojë ishte “duhani kaçak”. Nga Blerim LatifiMë erdhi disi çuditshëm kur e dëgjova. Sigurisht nga fakti se ka kohë që nuk e kam dëgjuar këtë term, i cili dikur ishte aq i njohur dhe përdorej dendur, sidomos nga pleqtë.I trajnuar në historinë e koncepteve (filozofia) menjëherë më vajti mendja tek dy pyetje: Çka domethanë “duhani kaçak”? Prej nga e ka origjinën ky term? Nuk kam hasur ndonjëherë në literaturë ku...