Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt, ish-kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt, ish-kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka shqyrtuar sot rekursin e ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili kërkon shfuqizim të masës së sigurisë “arrest me burg”. Veliaj kërkon zbutje të masës së sigurisë, duke pretenduar se nuk ka asnjë mundësi që të prishë provat, pasi SPAK i ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë. Ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj bëri rekurs në Gjykatën e Lartë masën e arrestit në burg të vendosur ndaj tij prej GJKKO duke lënë në fuqi nga Apeli i Posaçëm. Kujtojmë se më 10 shtator SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt. Ish-kryebashkiaku ndodhet në qelitë e paraburgimit të Durrësit që prej shkurtit të këtij viti për çështje të lidhur me korrupsion dhe abuzim me detyrën...