Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarr në një banesë në Shënavlash, humb jetën një 42-vjeçare
Një 42-vjeçare ka humbur jetën të enjten në Durrës pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, ku në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti