Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Humbi mandatin në Kushtetuese për vetëm 1 votë, Llagami kërkon dosjen e mbledhjes në Gjykatën e Lartë
Naureda Llagami ka kërkuar nga Gjykata e Lartë të njihet me dosjen dhe regjistrimet e mbledhjes për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar kopjet e fletëve të votimit, regjistrimet audio dhe çdo dokument tjetër të procedurës. Ajo pretendon se vota e saj e shpallur e pavlefshme i siguronte mandatin, duke rritur totalin e votave në 9, që përbën 3/5 e votave të nevojshme, dhe sipas saj kjo do ta kishte shpallur atë fituese në vend të Asim Vokshit, i cili u zgjodh bazuar në pikëzimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.