Vakancat në KAS, debate te “Ligjet”, PD akuza Begajt: S’ka as mundësi ta kryejë detyrën

Vakancat në KAS, debate te “Ligjet”, PD akuza Begajt: S’ka as mundësi ta kryejë detyrën

Dekreti i Presidentit të Republikës për të shpallur zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki vazhdon të shkaktojë reagime nga anëtarët e opozitës. Në Komisionin parlamentar të Ligjeve, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e cilësoi shkelje të Kushtetutës vendimin e presidentit. “Në lidhje me rendin e ditës lidhet drejtpërdrejtë. Presidenti i Republikës tashmë e ka vënë veten, jo te thjesht shkelja, por mesa duket është në pamundësi për të ushtruar detyrën e tij”, deklaroi Bylykbashi. Debatet u kryen ndërsa Komisioni i Ligjeve duhet të marrë një vendim për të zëvendësuar anëtarët që u mbaron mandate në Komisionin Rregullator të KAS. “Qëndrojnë këta në detyrë përtej 5 tetorit apo nuk qëndrojnë. Se nëse ligji ua garanton qëndrimin në detyrë deri kur të zgjidhen të rinjtë nuk ka...