Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë, Braçe: Për Veliajn të kishte diskutim brenda PS dhe pastaj të pritej GJK
Presidenti Bajram Begaj dekretoi dje datën e zgjedhjeve në Tiranë, bashkë me zgjedhjet në disa bashki të tjera. Presidenti shpalli dekretin edhe pse Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim për pezullim të vendimit për shkarkimin e kryebashkiakut. Në një intervistë për TemA, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, komentoi procedurat me të cilat u shkarkua kryebashkiaku deri tek dekreti i presidentit. Braçe tha se, pavarësisht vendimit që mund të jetë marrë për shkak të interesit të qytetarëve të Tiranës, e vetmja rrugë do të duhej të ishte respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “Ka kohë ende për respektimin e këtij vendimi”, thotë Braçe, duke shpjeguar edhe problematikën e krijuar në kryeqytet për shkak të mungesës në detyrë të kryetarit të Bashkisë. Braçe beson se, para se...