Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ KQZ propozon datën për çeljen e fushatës zgjedhore
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), i ka propozuar Komisionit Rregullator datën 1 nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, zgjedhje të cilat do të mbahen më 9 nëntor me dekret të presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, propozohet data 11 tetor si afati i fundit për dorëzimin e për të dorëzuar kërkesën për regjistrim. Ndërkohë për kandidatët është propozuar data 19 tetor, si afati i fundit për të dorëzuar dokumentet e kandidimit. Gjithashtu në këtë rend kalendarik të propozuar, koalicionet kanë afat për të paraqitur kërkesën për regjistrim jo më vonë se data 16 tetor ndërsa Zyra e Gjendjes Civile propozohet të...