Një menaxhim i ri për mbetjet, ministri i Mjedisit debaton me opozitën: Lehtësohen bashkitë, ndarja bëhet që në burim

Një menaxhim i ri për mbetjet, ministri i Mjedisit debaton me opozitën: Lehtësohen bashkitë, ndarja bëhet që në burim

Nisma e qeverisë për të krijuar një operator kombëtar për menaxhimin e integruar të mbetjeve interpretohet nga opozita si një përplasje mes kompetencave të pushtetit vendor me atë qendror. “Është një ligj që po vjen dhe po zëvendëson një kornizë ligjore ekzistuese. Ky projektligj që sillni ju, në këtë çështje keni ngritur obeliskun e korrupsionit bashkë. Nuk ka asnjë qartësi dhe ekspertët vënë në pikëpyetje përputhshmërinë e projektligjit me direktivën e BE. Qeveria thotë po po, e kemi në rregull. Ky projektligj a përplaset me ndonjë ligj tjetër? Përplaset me ligjin e pushtetit vendor? Ekspertët kanë gjetur përplasje të rëndësishme, cenim thelbësor të të drejtave, të funksioneve, kompetencave që ka pushteti vendor”, Oerd Bylykbashi, deputet i PD. “Kompetenca kryesore e pushtetit vendor është për grumbullimin...