Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulmi në një sinagogë në Mançester/ Rëndohet bilanci i viktimave, dy persona ndërrojnë jetë, tre në gjendje të rëndë
Një sulm i rëndë ka ndodhur në Mançester, teksa policia britanike raporton se ka ndodhur në një sinagogë në Mançester, në Anglinë veriore. Autori i dyshuar u ekzekutua nga policia, teksa tre persona u plagosën rëndë nga një automjet dhe sulmet me thikë. Dy persona raportohet se kanë ndërruar jetë, teksa edhe autori është ekzekutuar nga policia. “Policia u thirr në Sinagogën e Kongregacionit Hebraik të Heaton Park, në orën 9:31 të mëngjesit, nga një person, i cili deklaroi se kishte qenë dëshmitar i një makine që po drejtohej drejt qytetarëve që ndodheshin atje, dhe i një burrë të plagosur me thikë”, tha policia, sipas CNN. Megjithatë, policia tha se aktualisht nuk mund të konfirmohet për shkak të çështjeve të sigurisë që lidhen me sendet...