“Pranverat që ikin” i Imer Topanicës, një monument i shoqërisë sonë

“Pranverat që ikin” i Imer Topanicës, një monument i shoqërisë sonë

Nga Besnik Jaha Romani Pranverat që ikin i Imer Topanicës është një monument historik e moral i shoqërisë sonë, një vepër e madhe dhe me vlerë gjuhësore e artistike letrare. Ky roman trajton një temë që ende mbetet plagë e hapur jo vetëm në shoqërinë kosovare, por në gjithë hapësirën ballkanike: dhuna ndaj grave gjatë luftës, kujtesa e traumës dhe kërkimi i drejtësisë për gjithë popujt viktima të ish-Jugosllavisë. Me këtë vepër Topanica hyn në një terren të vështirë, ku letërsia shpesh druhet të shkelë, sepse kufiri mes artit dhe dëshmisë është i brishtë, po edhe çdo fjalë, bart edhe peshën e dokumentimit, sikundër edhe atë të dhimbjes së gjallë. Pikërisht këtu qëndron guximi i autorit: ai arrin të krijojë një tekst që është njëherësh...