Humbi vendin në Kushtetuese për 1 votë, Llagami kërkon dokumentet e mbledhjes në Gjykatën e Lartë

Humbi vendin në Kushtetuese për 1 votë, Llagami kërkon dokumentet e mbledhjes në Gjykatën e Lartë

naureda llagami TIRANË- Naureda Llagami, e cila ishte një nga tre emrat më me shumë pikë që kandidonte për postin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur pakënaqësi për votimin e mbajtur më 30 shtator në Gjykatën e Lartë si organi i emërtesës. Naureda Llagami mori 8 vota, Asim Vokshi 6 ndërsa Florian Ballhysa asnjë votë. Një votë u konstatua e pavlefshme. Duke qenë se asnjëri nga kandidatët nuk mori 3/5 të votave, Vokshi u zgjodh automatikisht fitues pasi renditej i pari në pikë (89.5 pikë) për të zëvendësuar Holta Zaçajn si anëtar i Kushtetueses. Por një ditë pas mbledhjes, Llagami i është drejtuar Gjykatës së Lartë, duke kërkuar të njihet dhe të pajiset me kopjen e plotë të dosjes që lidhet me...