“Thaçin dhe Çekun s’i konsideroj…”/ Vijon dëshmia në Hagë, Covey: Ish-presidenti ishte urë lidhëse

“Thaçin dhe Çekun s’i konsideroj…”/ Vijon dëshmia në Hagë, Covey: Ish-presidenti ishte urë lidhëse

Jock Covey, i cili ka shërbyer si zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së, Bernard Kushner, po vijon dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ai është dëshmitari i katërt i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi i cili po gjykohet për krime të pretenduara të luftës në një rast me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin. Në ditën e tretë të dëshmisë së tij në Hagë, Covey po përgjigjen në pyetjet shtesë të avokatit kryesor të Thaçit, Luka Mishetiç. Mbrojtja e pyeti atë rreth disa deklaratave të tij ku kishte thënë se marrëdhënia e Thaçit me veteranët e UÇK-së ishte “në fije të perit”. Më pas, dëshmitari u përgjigj duke e përmendur një letër të cilën Thaçi ia kishte...