Shembja e banesave te “5 Maji”, GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet për Veliajn dhe Maznikun

Shembja e banesave te “5 Maji”, GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet për Veliajn dhe Maznikun

ERION VELIAJ DHE ARBJAN MAZNIKU TIRANË- Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK të nisë hetimet për ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe ish-nënkryetarin Arbjan Mazniku, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me shembjen e banesave në zonën e 5 Majit në Tiranë. Prokuroria e Tiranës kishte shpallur moskompetencën dhe kishte kërkuar pushimin e çështjes, por tashmë me vendim të Gjykatës së Posaçme, dosja do të merret në ngarkim nga prokurorët e SPAK. Ka qenë gjyqtarja Rudina Palloj ajo që ka vendosur “Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me datë 14.04.2023, me objekt: “Pushimin e çështjes penale me nr. 1782 të vitit 2022, të regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të...