GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK të nisë hetimet për ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe ish-nënkryetarin Arbjan Mazniku. Hetimet ndaj Erion Veliajt dhe ish-vartësit të tij lidhen me prishjen e ndërtesave tek zona e “5 Majit”. Kallëzimi i ngritur ndaj ish-kryebashkiakut dhe Arbjan Maznikut për veprën penale “shpërdorimi i detyrës” është pushuar nga Prokuroria e Tiranës. Njoftimi Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me datë 08.09.2025 është regjistruar kërkesa me nr. 140 regj.them., dërguar për kompetencë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me kërkues Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me objekt: “Pushimin e çështjes penale me nr. 1782 të vitit 2022, të regjistruar për veprën penale të...