Prishja e ndërtimeve te “5 Maji”, GJKKO urdhëron SPAK-un që të hetojë Veliajn e Maznikun

Prishja e ndërtimeve te “5 Maji”, GJKKO urdhëron SPAK-un që të hetojë Veliajn e Maznikun

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK të nisë hetimet për ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe ish-nënkryetarin Arbjan Mazniku. Hetimet ndaj Erion Veliajt dhe ish-vartësit të tij lidhen me prishjen e ndërtesave tek zona e “5 Majit”. Kallëzimi i ngritur ndaj ish-kryebashkiakut dhe Arbjan Maznikut për veprën penale “shpërdorimi i detyrës” është pushuar nga Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë gjyqtarja e posaçme, Rudina Palloj vendosi:“Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me datë 14.04.2023, me objekt: “Pushimin e çështjes penale me nr. 1782 të vitit 2022, të regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për shkak se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”.”...