Plagosje me thikë te gjimnazi ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz, një nxënës përfundon në spital

Plagosje me thikë te gjimnazi ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz, një nxënës përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku një nxënës ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve të para, dyshohet se plagosja është kryer me thikë, ndërsa ende nuk janë sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Burime jozyrtare bëjnë me dije për gazetarin Klajdi Bodlli se viktima e sulmit është një nxënës i shkollës, i cili është transportuar me urgjencë në spital. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.