Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Emri tij u lakua si kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut, reagon Florian Haçkaj
Florian Haçkaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook lidhur me zërat që përfliten se emri i tij do jetë një nga 3 kandidaturat e opozitës për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës përballë socialistes Ogerta Manastirliu. Reagimi tij vjen një ditë pasi partitë opozitare u dakordësuan për 3 kandidatë potencialë për të garuar përballë Ogerta Manastirliut të PS-së në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Tiranë. Kandidatë potenciale për Bashkinë e Tiranës janë Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj. Në postimi e tij Haçkaj shprehet i nderuar që emri i tij është propozuar si një nga kandidatët e mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës, ndërsa falënderon të gjithë ata që e kanë sugjeruar dhe mbështetur këtë ide. Ai thekson se...