Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Votimi i dyshimtë për Kushtetuesen, Naureda Llagami kërkon dosjen në Gjykatën e Lartë
Procesi i votimit i zhvilluar nga Gjykata e Lartë për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, është shoqëruar me dyshime të forta për tjetërsim të votave. Naureda Llagami, e cila ishte një nga tre kandidatet më me shumë pikë për postin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur pakënaqësi për votimin e mbajtur më 30 shtator në Gjykatën e Lartë si organi i emërtesës. Asim Vokshi mori 6 vota, Naureda Llagami 8 vota dhe Florian Ballhysa zero vota, ndërkohë që një votë u shpall e pavlefshme. Ligji parashikon që fitues shpallet kandidati që arrin të sigurojë tre të pestat e votave të të gjithë gjyqtarëve të lartë që marrin pjesë në votim. Në procedurën e kësaj të marte merrnin pjesë 15 gjyqtarë dhe...