Emri i tij në listën e PD për bashkinë e Tiranës, reagon Florian Haçkaj

Emri i tij në listën e PD për bashkinë e Tiranës, reagon Florian Haçkaj

Florian Haçkaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë pasi emri i tij u lakua së bashku me dy të tjerë, si kandidatë të mundshëm të opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit, tashmë të dekretuara nga presidenti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haçkaj shprehet se është i nderuar nga kjo gjë dhe shton se ky është një vlerësim për rolin që Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dhënë për forcimin e opozitës. “Ndihem i nderuar që emri im është propozuar si një nga kandidatët e mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës dhe falënderoj të gjithë ata që e kanë sugjeruar dhe mbështetur këtë ide. Ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe një njohje e rolit që Diaspora për...