Milan Kundera: Çka është kafkologjia dhe kush e krijoi?

Milan Kundera: Çka është kafkologjia dhe kush e krijoi?

Milan Kundera Nga Milan Kundera Imazhin e Kafkës dhe të veprës së tij e ka krijuar Maks Brodi; në të njëjtën kohë ka krijuar kafkologjinë.Madje, edhe nëse kafkologët do të rreken të largohen nga babai i tyre, nuk do të dalin dot kurrë prej sinoreve që iu ka përcaktuar ai. Me gjithë sasinë astronomike të teksteve, kafkologjia zhvillohet, me lloje të pafundmë, me diskurse të njëjtë, me spekulime të njëjta që, të pavarur gjithnjë e më shumë nga vepra e Kafkës, nuk ushqehen veçse prej saj. Përmes parathëniesh të panumërta, pasthëniesh, shënimesh, biografish dhe monografish, konferencash ndërkombëtare dhe tezash të ndryshme, ajo prodhon dhe ushqen imazhin e Kafkës, anipse autori që publiku njeh nën emrin e Kafkës nuk është më Kafka, por Kafka i kafkologjizuar....