‘Dimër i parakohshëm’ edhe në Kosovë! Pamje mahnitëse nga bjeshkët e zbardhura nga dëbora

‘Dimër i parakohshëm’ edhe në Kosovë! Pamje mahnitëse nga bjeshkët e zbardhura nga dëbora

Mesnatën e kaluar, reshjet e borës kanë mbuluar disa qytete të Kosovës, duke sjellë kështu ‘dimër të parakohshëm’. Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa bardhësia e bjeshkëve ka ofruar një peizazh të këndshëm për banorët dhe vizitorët. Bjeshkët e Istogut tashmë janë zbardhur nga një shtresë e konsiderueshme bore. Bora e parë është regjistruar edhe në Deçan, ku pamjet nga lexuesit tregojnë reshje të dendura. Deçan Sipas meteorologëve reshjet do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme, me intensitet edhe më të lartë.