Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Komuniteti Politik Europian, Ballkani në tryezë, Kosova ende pa status kandidat në BE
Në Kopenhagë të Danimarkës, udhëheqësit evropianë – përfshirë nga Kosova – do të takohen sot për samitin e shtatë të Komunitetit Politik Evropian. Në këtë samit, Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Samiti mbledh 45 udhëheqës, përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. “Udhëheqësit do të fokusohen se si të forcohet Ukraina, në situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë dhe për një situatë më të sigurt gjeopolitike me të cilën përballemi”, tha Bashkimi Evropian. Sipas BE-së, gjatë samitit do të mbahen disa tryeza diskutimesh për disa aspekte të situatës së sigurisë në Evropë përfshirë “kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike dhe migrimin”. BE-ja në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe takimi do të bashkëudhëhiqet nga kryeministrja e...