Kane si uragan, 17 gola në 9 ndeshje. Bomberi anglez, i pandalshëm pasi fitoi titullin e tij të parë

Kane si uragan, 17 gola në 9 ndeshje. Bomberi anglez, i pandalshëm pasi fitoi titullin e tij të parë

2 Tetor 2025 10:08 Alfred Lleshi Bayern Munich po fluturon, meritë të madhe ka sidomos simboli i tij, Harry Kane. Sulmuesi anglez e ka nisur sezonin në mënyrë të frikshme, duke shënuar 10 gola në 5 javët e para të Bundesligës. Askush tjetër në historinë e kampionatit gjerman nuk e kishte arritur më pare këtë gjë. Kapiteni i Anglisë vazhdon të thyejë rekorde. Dy herë golashënuesi më i mirë në dy sezonet e tij të para në Gjermani (36 gola në 2023/24 dhe 26 gola në 2024/25), tashmë ka arritur kuotën e 100 golave në 104 ndeshje zyrtare me bavarezët, më shpejt madje se Cristiano Ronaldo te Real Madridi dhe Haaland te Manchester City. Në Champions League, kundër Pafos, anglezi shënoi dopietë në fitoren 5-1,...