Pamje katastrofike, vendi u godit nga moti i keq duke shkaktuar përmbytje masive në 24 orë

Pamje katastrofike, vendi u godit nga moti i keq duke shkaktuar përmbytje masive në 24 orë

Ibiza është goditur nga moti i keq duke sjellë përmbytje masive. Sipas ekspertëve, kjo është situata më e keqe me të cilën është përballur vendi në 70 vjet. Rrugën u shndërruan në lumenj dhe një pjesë e mirë e infrastrukturës është shkatërruar. Në pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit, shihen automjete të zhytura në ujë, banesa të shembura… Gjithashtu edhe aeroporti i Ibizas u përball me probleme të rënda për shkak të ujit që rridhte nga çatia. Ushtarë, policë, ekipe zjarrfikëse të ardhur edhe nga Majorka dhe Valencia të angazhuar gjithashtu me Helikopterë, vijojnë punimet për të t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të rrezikuar.