Reshje shiu, erë e fortë dhe rrëshqitje dherash/ Moti i keq përfshin Qarkun e Kukësit

Reshje shiu, erë e fortë dhe rrëshqitje dherash/ Moti i keq përfshin Qarkun e Kukësit

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, të shoqëruara me erë. Sipas raportimeve nga autoritetet lokale, situata mbetet nën kontroll dhe nuk është shënuar asnjë emergjencë në bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme dhe lëvizja e mjeteve po kryhet normalisht. Në disa segmente rrugore janë shënuar rrëshqitje të vogla inertes dhe gurësh, por falë ndërhyrjes së menjëhershme nga subjektet kontraktore, situata është kthyer në normalitet pa krijuar probleme për qarkullimin. “Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 02.10.2025 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erë. Të gjitha akset rrugore...