‘Shakaxhiu i integrimit’, si shkaktari i divergjencës ekonomike me Bashkimin Europian

‘Shakaxhiu i integrimit’, si shkaktari i divergjencës ekonomike me Bashkimin Europian

Nga Ilir Meta  Raporti i Konvergjencës ekonomike për Ballkanin Perëndimor për 2025, i financuar dhe konfirmuar nga Presidenca polake e BE dhe OECD, na jep skanimin e vërtetë se ku ndodhet procesi i integrimit të çdo vendi të Ballkanit Perëndimor krahasuar me mesataren e vendeve të BE. Raporti bazohet në analizën e 35 treguesve konkretë në 5 fusha të ndryshme, që janë infrastruktura dhe lidhshmëria, aftësitë e burimeve njerëzore, klima e biznesit, transformimi digjital dhe ekonomia e gjelbër. Ky është raporti i 3-të, i realizuar pas atij të viteve 2014-2016, si dhe 2017-2019. Për fat të keq Shqipëria "shkëlqen" me përkeqësimin tepër serioz të treguesve të saj, krahasuar me 10 vite më parë, veçanërisht përsa i takon klimës së biznesit ku jemi të fundit në...