Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore, ja sa do të jenë temperaturat maksimale e minimale
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1000metër, dhe juglindje mbi 1100-1300metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 12-23m/s.