Pritja nga Trump, takimi i presidentit Javier Miliei me Vjosa Osmanin nxit polemika në Argjentinë

Pritja nga Trump, takimi i presidentit Javier Miliei me Vjosa Osmanin nxit polemika në Argjentinë

Takimi i presidentit të Argjentinës, Javier Milei, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, javën e shkuar gjatë vizitës në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka nxitur kritika në shtetit e Amerikës Latine, që s’e njeh shtetin e Kosovës. “Kosova: Milei hap front të ri diplomatik që dobëson kauzën Malvinas” është titulli i mediumit “agendamalvinas”, që kryesisht shkruan pro Argjentinës në çështjen Malvinas, apo siç njihet në zona të tjera ishujve Falkland, dhe e kritikon pushtetin për “lëshim të sovranitetit” të ishujve ndaj Britanisë dhe aleatëve, shkruan Koha. Sipas këtij shkrimi, është hera e parë që një takim në nivel kaq të lartë ndodh. Aty është shkruar tutje se analistët dhe figurat opozitare e konsiderojnë ngjarjen si...