Kredia për sektorin privat, në rritje me 14%

Kredia për sektorin privat, në rritje me 14%

Banka e Shqipërisë bëri të ditur dje se ambienti financiar në vend vijon të mbetet mbështetës për rritjen ekonomike, me norma interesi në rënie dhe një qasje të favorshme të sistemit bankar ndaj kreditimit të sektorit privat. Sipas BSH-së, normat e interesit kanë ndjekur një tendencë rënëse, duke reflektuar lehtësimin e politikës monetare dhe nxitur kreditimin.  Njëkohësisht, mbiçmimi i kursit të këmbimit është zbutur, me rritjen e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor. BSH vëren se, qasja e bankave ndaj kreditimit mbetet mbështetëse dhe kredia për sektorin privat u rrit me 14%. Banka Qendrore thekson se kredia për sektorin privat po shënon një rritje të qëndrueshme, duke regjistruar një normë vjetore prej 14% gjatë muajve korrik dhe gusht. Rritja është e shpërndarë në...