DEKLARATA – Projekti i transformimit të Kishës së Laçit, reagon Provinca Françeskane me qendër në Shkodër

DEKLARATA – Projekti i transformimit të Kishës së Laçit, reagon Provinca Françeskane me qendër në Shkodër

Provinca Françeskane “Zoja Nunciatë” ka ndjekur me vëmendje polemikën e ngritur në media dhe në komunitet mbi projektin e Kishës së Laçit dhe shpreh keqardhjen për keqinformimin deri në abuzim që është bëre duke dëmtuar direkt ose indirekt reputacionin e Kishës, si dhe duke ngritur pikëpyetje që nuk kanë vend. Sqarojmë se nuk është aspak e vërtetë që projekti për territorin e Kishës së Shna Ndout, shumë i përfolur në media, nuk ka kushtuar aq sa deklarohet përmes atyre shifrave abuzive që nuk dihet mbi ç’bazë janë mbështetur. Projekti është miratuar nga një komision i posaçëm i strukturave të Provincës Françeskane dhe ecuria e tij mbikqyret nga Kuria Gjenerale në Romë që është Enti epror i Provincës Françeskane, ndërkohë jemi në pritje prej 3 vitesh...