“Duhet njeriu më i fortë politik si kandidat për Tiranën”, Kuçana flet me emra: Ja kush e meriton vërtet

“Duhet njeriu më i fortë politik si kandidat për Tiranën”, Kuçana flet me emra: Ja kush e meriton vërtet

Ilirjana Kuçana, ish-kandidate për deputete e Partisë Demokratike, në një studio televizive i bëri thirrje kupolës së PD-së që të marrë përgjegjësi dhe të futet në garë për Bashkinë e Tiranës. “Unë kam konsideratë shumë të lartë për tre kandidatët e opozitës që janë përfolur për kryetar bashkie të Tiranës, por unë mendoj që në këtë garë, kur PD-ja ka nevojë për frymëmarrje, duhet të futet në garë një njeri politik dhe njeriu më i fortë politik në PD”, tha Kuçana. “Kjo është garë shumë e rëndësishme. Një nga përfaqësuesit e kupolës së PD-së duhet të futet në garë sepse politika është risk dhe duhet të tregojnë shembullin. Duhet të lënë mandatin e deputetit dhe të futen në garë, duke treguar se janë të gatshëm...